Viberi tallet në llogari të Facebookut, pas rënies së përkohshme të këtij rrjeti social gjatë së martës

Viberi tallet në llogari të Facebookut, pas rënies së përkohshme të këtij rrjeti social gjatë së martës

Auto&Tech March 06, 2024 - 10:31

Përdoruesit në mbarë botën mbrëmë për afro një orë nuk kanë mundur të qasen në llogaritë e tyre në Facebook, Instagram, Messenger dhe YouTube.

Rënia e rrjeteve sociale nxiti një sërë reagimesh në X, e pasi Facebooku i nxirrte jashtë përdoruesit nga llogaritë e tyre, të gjithë pyetën një gjë – pse po ndodh kjo.

Ndërkaq Viberi rënien e rrjeteve sociale e shfrytëzoi për marketing, ku me një dozë shakaje u bënte thirrje njerëzve të instalojnë aplikacionin e tyre.

“Mbajeni bisedën tuaj të sigurt, të besueshme dhe të këndshme. Shkarkoni Rakuten Viber tani dhe ndieni ndryshimin”, shkruan ata krahas një fotoje të ikonës dhe mbishkrimin “në rast urgjence”.

E ky është parë si një moment i përkryer për të bërë marketing nga përdoruesit – duke thënë se ishte çasti i duhur për një mesazh të tillë.