Kthehen në funksion Facebook-u e Instagram-i
Foto: Ilustrim

Kthehen në funksion Facebook-u e Instagram-i

Auto&Tech March 05, 2024 - 17:43

Pas më shumë se 40 minuta që ishin jashtë funksionit platformat Facebook, Instagram dhe Threads, janë rikthyer shërbimet e tyre.

Miliona njerëz nga e mbarë bota filluan të raportojnë për probleme të ndryshme në këto platforma, disa pretendonin se pavarësisht se e shtypnin fjalëkalimin nuk arrinin të qaseshin në llogaritë e tyre.

Madje disa mendonin se kishin harruar fjalëkalimet dhe assesi nuk po mund të qasen, e nga Downdecetor ka pasur shumë raportime për probleme të tilla.

Megjithatë shërbimet në këto platforma janë rikthyer, transmeton Telegrafi. E nga Facebook akoma nuk është bërë e ditur se cilat ishin arsyet e ndërprerjes së shërbimeve.

Probleme të tilla janë raportuar edhe në raste tjera, por sikurse ndodhi sot kur pothuajse shumica e rrjeteve sociale ishin jashtë funksionit për afro një orë.