Bien Facebook, Instagram e Threads

Bien Facebook, Instagram e Threads

Auto&Tech March 05, 2024 - 16:54

Shumë përdorues nga e mbarë bota po kanë probleme të qasen në llogaritë e tyre në Facebook dhe Instagram.

Përdoruesit thonë se pavarësisht se po tentojnë të qasen duke e shkruar fjalëkalimin e tyre, ata assesi nuk po mund të qasen.

Raportohet se problem të ngjashme janë shfaqur në Instagram dhe Messenger, duke mos “shpëtuar” as Threads.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e sakta të këtij problemi, por përdoruesit e probleme të shumta janë raportuar në faqen Downdetector, transmeton Telegrafi.

Nga Meta akoma nuk janë deklaruar lidhur me këtë problem që ka prekur miliona përdorues nga e mbarë bota.