Përfaqësuesja e lartë e TikTok-ut, për herë të parë në Kosovë

Përfaqësuesja e lartë e TikTok-ut, për herë të parë në Kosovë

Auto&Tech March 04, 2024 - 10:53

Sot mbahet edicioni i tetë i konferencës për siguri kibernetike dhe privatësi në Ballkanin Perëndimor - “Cyber ZERO II”.

Tanimë ka nis hapja e konferencës, e cila po mbahet në njërin ndër hotelet në Prishtinë.

Sipas njoftimit, ngjarja që jep përgjigje mbi dilemat nëse Kosova dhe rajoni kanë kapacitete për t’u përballur më sulme të mundshme kibernetike do të hapet nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, Tanzer Abazi, kryetar i Shoqatës Kibernetike Shqiptare, si dhe Katherine Judd, zëdhënëse e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Albanian Cyber Association sjell për herë të parë në Kosovë një përfaqësues të lartë të rrjetit më të përdorur, TikTok.

Jade Nester, e cila është udhëheqëse e politikave të jashtme të të dhënave mbi shqetësimet, shantazhet, kërcënimet dhe bullizimin në TikTok, do të jetë më 4 mars në Prishtinë, për të ndarë shumëçka me audiencën tonë dhe mediat e interesuara mbi atë se si dhe çfarë bënë TikTok për t’i trajtuar këto raste.