Erdogani vozitet me këtë model - a është vetura e re turke kjo?

Auto&Tech November 03, 2018 - 17:59
Lexo detajet!

Një vit pasi që e kishte paralajmëruar veturën e parë turke, presidenti turk e ka testuar një model.

Në rrjetet sociale është publikuar një video e Rexhep Tajip Erdoganit duke vozituar një veturë. Për çka bëhet fjalë, vlerësojeni vet në videon e mëposhtme:

Hajgaret anash, shitja e versionit serik të veturës turke do të mund të niste në vitin 2021, shkruan Ballkani.info.

Vitin e kaluar presidenti turk ka premtuar se shitja e veturës turke nuk do të kufizohet vetëm në tregun vendor.

Turqia momentalisht është shtëpi e shumë kompanive botërore që prodhojnë vetura si Toyota, Fordi, Renaulti, Fiati, Honda dhe Hyundai.