Auto&Tech

A e dini sa ‘Mercedes’ 190 janë në Kosovë?

A e dini sa ‘Mercedes’ 190 janë në Kosovë?
28 tetor 2018 • 15 : 22

Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Veturat ’Mercedes Benz 190’ të cilat ndërprenë prodhimin rreth 25 vite më parë, janë me mbi 2 mijë të tilla në Kosovë.

Ministria e Punëve të Brendshme ka thënë për KALLXO.com se bazuar në statistikat që kanë, në vendin tonë janë 2,793 vetura Mercedes Benz të këtij lloji.

LEXO EDHE: A ka më shumë 'Golf 2' apo 'Golf 4' në Kosovë?ë

Mercedes Benz ka prodhuar këtë model nga shtatori i vitit 1982 deri në prill të vitit 1993, dhe gjatë kësaj periudhe janë prodhuar 1,874,668 copë.

Në Kosovë këto vetura shiten në treg me çmim maksimal 1 mijë e 500 euro.

Janë duke u publikuar të dhëna nga MPB për numrin e markave të ndryshme të makinave. Ndër to janë publikuar të dhëna për 24 mijë makina ‘Golf 2’ të regjistruara në vend dhe 25 mijë ‘Golf 5’.

Po ashtu janë publikuar të dhëna për vetura luksoze si ‘Lamburghini’ dhe ‘Ferrari’ dhe shumë të tjera.

 

© zëri.info