Auto&Tech

Samsung paraqet Galaxy A9 (2018), i pari me 4 lente kamerash

Samsung paraqet Galaxy A9 (2018), i pari me 4 lente kamerash
11 tetor 2018 • 23 : 12

Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Samsung zbuloi sot versionin Galaxy A9 për vitin 2018, i pari smartfon në botë që ka kamera me katër lente.

Telefoni supozohet të jetë i nivelit mesatar, por megjithatë, ai vjen me ekran 6.3 inch, amoled, dhe me rezolucion tepër të lartë, 2220×1080.

Përveç kësaj, procesorin e ka Snapdragon 660 dhe kartën grafike GPU Adreno 512.

Memoria e brendshme është 128 GB, që mund të zgjerohet në 512, me kartë memorieje, ndërsa variantet e RAM-it janë 6GB dhe 8GB.

Bateria është 3800 mAh dhe porta e karikimit është USB Type-C.

Pjesa e veçantë është kamera 24 MP, e cila ka katër lente, për herë të parë në një telefon Samsung. Kjo mundëson zoom optik x2 dhe sensor thellësie 5MP. Kamera e selfie-s vjen me 8MP, me fushë shikimi ultra-të gjerë.

Por çmimi nuk duket dhe aq mesatar, pasi do të shitet për 600 euro. /TchImage 

Image 
Image 
Image

© zëri.info