Auto&Tech

Këto janë çmimet e iPhone Xs, Xs Max dhe iPhone Xr, do të habiteni

Këto janë çmimet e iPhone Xs, Xs Max dhe iPhone Xr, do të habiteni
12 shtator 2018 • 20 : 29

Ja çmimet e tyre

Apple tani është duke bërë prezantimin e tre smartfonëve më të ri, iPhone Xs, Xs Max dhe iPhone Xr.

Përveç përmirësimeve të jashtëzakonshme në performanca dhe ndryshimeve të dukshme në dukje, ajo që ka habitur adhuruesit e këtyre smartfonëve është çmimi i pajisjeve.

iPhone Xr vjen me një çmim fillestar prej 699 dollarë, iPhone Xs vjen me çmim fillestar prej 899 dollarë dhe iPhone Xs Max vjen me një çmim fillestar prej 999 dollarë.

Nëse marrim parasysh çmimet me të cilat kanë dalur në treg pajisjet e mëhershme dhe përmirësimet e bëra në iPhonet e rinj, atëherë çmimet janë të volitshme dhe më të lira./Lajmi.net/ 

© zëri.info