Auto&Tech

BE konfirmon: Shazam i shitet Apples

BE konfirmon: Shazam i shitet Apples
07 shtator 2018 • 09 : 57

Lexo detajet!

Bashkimi Evropian, ka aprovuar blerjen e aplikacionit ‘shazam’ nga kompania teknologjike ‘Apple. Shazam është një aplikacion që përdoret për identifikim të muzikës përmes një burimi të audios.

Pas disa muajsh hetimesh Komisioni Evropian ka finalizuar blerjen e tij, hetimet kishin filluar në Prill për shkak se rivalet mund ta kishin blerë në mënyrë të kenë qasje në të dhëna duke dominuar tregun.

“Pas analizimit të hollësishëm të të dhënave të përdoruesit dhe të muzikës së Shazam-it, kemi gjetur se blerja e tij nga Apple nuk do të zvogëlonte konkurrencën në tregun e muzikës digjitale”, ka thënë në një deklaratë komisionari i konkurrencës për Bashkim Evropian Margrethe Vestager.

Apple kishte njoftuar se do ta blinte Shazam me marrëveshje 400 milionë dollarë në dhjetor të vitit 2017, mirëpo për shkak të pengesave ajo nuk është finalizuar asnjëherë./Insajderi.com

© zëri.info