iPhone të rinj në treg, Apple do të njoftojë datën e publikimit

Auto&Tech September 06, 2018 - 20:33
Lexo detajet!

Shumica e ndjekësve të Apple-it presin që kompania të prezantojë një numër modelesh të iPhone në 12 shtator si dhe një datë të lëshimit për sistemin e ardhshëm operativ iOS gjatë këtij eventi, të mbajtur në selinë qendrore të kompanisë, Apple Park.

Gjigandi i teknologjisë, sipas Bloomberg, mund të zgjerojë dizajnin dhe emërtimin e iPhone X në të gjithë linjën e tij të telefonëve, me më shumë madhësi, ngjyra dhe nivele çmimesh.

Apple Watch dhe Air Pods gjithashtu mund të marrin dhe ato një rifreskim. Kompania ndjek një ritëm të caktuar me njoftimet e saj për smartphone-ët, duke zbuluar një përmirësim të madh çdo vit, dhe përditësime të vogla, shkruan Sot.

Mbetet e paqartë se si do t’i emërtojë Apple telefonat e saj celularë me kalimin e kohës. Koha e njoftimit është tashmë po aq e parashikueshme sa dhe eventi në vetvete. Në 6 vitet e fundit, Apple ka organizuar një konferencë për shtyp në fillim të shtatorit për të njoftuar hedhjen në treg të një iPhone të ri. /albeu.com/