Robotika premton vende të reja të punës

Auto&Tech July 20, 2018 - 12:39
Lexo për më shumë detaje

Kombinimi i inteligjencës artificiale dhe robotikës mendohet se do të zhvillojë deri në 7 milionë vende pune mes 2018 dhe 2037. Megjithatë, kjo do të çojë në uljen e kostove dhe rritjes së shpenzimeve, të cilat mund të gjenerojnë 7.2 milionë vende pune - një fitim neto prej 200,000 vendeve të punës, sipas firmës së kontabilitetit PwC, vazhdon më tutje “Zeri.info”

Punë në shërbime shëndetësore, shkencore, teknike parashikohet të rriten, ndërsa ato në prodhim, transport dhe magazinim, dhe administrata publike do të ulen.

Zhvillimi i inteligjencës artificiale duket të jetë më pak shqetësues se sa kishim frikë, vazhdon më tutje “Zeri.info”

Në vitin 2013, një studim i Universitetit të Oksfordit sugjeroi se rreth gjysma e vendeve të punës në SHBA dhe një e treta në Britani të Madhe ishin në "rrezik të lartë" të zhvillimit  në vitet në vijim. Por kjo që atëherë është rishikuar. Në prill, organizata ekonomike OECD tha se shifrat kanë më shumë gjasa të jenë 10 përqind në SHBA dhe 12 përqind në Britani të Madhe/ZERI/.