Rrjeti social "Instagram " vjen me supriza për adhuruesit e muzikës

Auto&Tech July 19, 2018 - 14:37
Lexo për më shumë detaje

Përdoruesit e rrjetit social “Instagram” tashmë mund të shtojnë muzikë në “Instastory”-t e tyre, duke bashkuar fotot ose videot me këngët e preferuara, përcjell”Zeri.info”

Ky opsion gjendet e “stickers”, aty ku “Instagram”-i ju lejon që të fusni emoji, GIF dhe vendndodhjen tuaj.

Ndërkohë kur të shikoni një “Story” që ka muzikë, një “sticker” i vogël do të tregojë titullin e këngës, artistin dhe albumin, transmeton “Zeri.info”

 Ndërkohë bëhet e ditur se këtë opsion e kanë vetëm përdoruesit e këtij rrjeti social në Australi, Zelandën e Re, Francë, Gjermani, Suedi, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shumë shpejt do të shtohen në listë edhe vende të tjera të botës/ZERI/.

Image