Nissan GT-R i ri, do të jetë vetura më e shpejtë në botë - (Foto)

Auto&Tech July 18, 2018 - 14:07

Alfonso Albaisa, shefi i repartit të dizajnit në Nissan, në deklaratën për revistën britanike ‘Autocar’, ka deklaruar se modeli i ri GT-R, nuk do të ketë kurrfarë vetish në aspektin e dizajnit nga modeli GTR-50, i cili është prezantuar kohë më parë, transmeton Zeri.info.

Image

“Do të jetë unik dhe do të jetë automobili sportiv më i shpejtë në botë”, ka deklaruar Albaisa. Në të vërtetë, Nissan ende nuk ka marrë vendim përfundimtar rreth motorit të modelit të ardhshëm GT-R, ndërsa nuk ka përgjigje edhe nëse do të jetë në njëfarë mënyre i elektrifikuar.

Kjo do të thotë se pasardhësi i modelit aktual GT-R, i cili në formë serike është prezantuar në vitin 2007, nuk do të dalë në treg edhe disa vite. Modeli aktual GT-R së pari është prezantuar me motorin 3.8 litërsh V6 me 486 kuaj fuqi. Sot ky motor zhvillon 573 kuaj fuqi, ndërsa në versionin Nismo disponon me 600 kuaj fuqi./ZERI