Auto&Tech

Facebook mbyll 3 aplikacione

Facebook mbyll 3 aplikacione
03 korrik 2018 • 17 : 50

Lexo detajet

Facebook-u po mbyll Moves, Hello dhe tbh, një treshe aplikacionesh që bleu në këto 4 vitet e fundit. Arsyeja është se asnjë nga këto aplikacione nuk u përhap në masë.

Nga këto, tbh mendohej se do të ishte shumë i suksesshëm. Bëhet fjalë për një rrjet social që i lejonte studentët që t’i shkruanin komplimente anonime njëri-tjetrit.

Tbh ka pasur përditësime dhe madje shtoi edhe një opsion mesazhesh, por nuk ishte mjaftueshëm mesa duket.

Facebook-u ka thënë se mbyllja e këtyre aplikacioneve do të lejojë që t’i japë përparësi gjërave të tjera.

“Vetëm duke bërë gabime ne mund të krijojmë eksperienca sociale të mrekullueshme për njerëzit”, shkruan Facebook-u në blogun e tij. /Express

© zëri.info