Auto&Tech

Apple me një byzylyk për të matur tensionin

Apple me një byzylyk për të matur tensionin
09 qershor 2018 • 19 : 42

Lexo detajet

Apple në të ardhmen mund të publikojë një pajisje mjekësore, apo të pasurojë me funksione të tjera Apple Watch.

Shoqëria në fakt ka marrë patentën për pajisjen e re të matjes së tensionit të pulsit, me ekran dhe me mundësi lidhjeje me Bluetooth.

Sipas dizejnimeve të Apple ajo është një farë byzylyku që mund të transferojë të dhëna në një pajisje portative si smartphone apo tablet.

Ndërsa në një version tjetër shfaqet me një ekran të madh, shumë të ngjashëm me pajisjet e pulsit që masin tensionin që aktualisht janë në treg.

Për momentin nuk mund të parashikohet nëse Apple është më aktive në sektorin e shëndetit dhe mirëqënies, apo synon të hyjë në tregun e pajisjeve mjekësore, me një pajisje që sipas ligjit duhet të aprovohet në SHBA nga enti rregullator, Food and Drug Administration.

© zëri.info