Del në treg Ferrari SP38

Auto&Tech June 02, 2018 - 20:35
Lexo detajet

Programi i Ferrari-t, “One-Off” nxorri në jetë një model të ri unik, Ferrari SP38.

E krijuar sipas kërkesës së një klienti të shtëpisë italiane, sportivja e re bazohet në shasinë dhe mekanikën e modelit Ferrari 488 GTB dhe do të mbetet një ekzemplar unik, shkruan revista automobilistike “AutPlus.fr”.

Menjëherë pas ceremonisë së dorëzimit që u zhvillua në Fiorano, kjo veturë super sportive zhvilloi disa xhiro në pistë në pritje për t’u ekspozuar për herë të parë para publikut me rastin e Konkursit të Elegancës (automobilistike) në Villa d’Este.

Ferrari SP38 ka një motor V8 me një kubikë prej 3,9 litrash dhe dy turbo. Ky motor i modifikuar çliron 670 kuaj fuqi duke arritur 8 000 xhiro dhe ka një forcë tërheqëse prej 760 njuton për metër.

Ferrari nuk ka dhënë asnjë detaj mbi vlerën që është blerë kjo makinë, por pa dyshim që shifra pritet të jetë marramendëse. /Metro/ 

Image 
Image