Skandali i Facebook vs Cambridge Analytica, a u vodhën të dhënat edhe në Kosovë?

Auto&Tech April 19, 2018 - 15:41
Flet eksperti i sigurisë kibernetike në Kosovë, Hekuran Doli

Rrjeti social “Facebook”, është përfshirë në skandalin më të madh të historisë së tij, shkruan “Zeri.info”.

Kompania “Cambridge Analytica”, ka marrë të dhënat e 87 milionë përdoruesve të faqes së medias sociale gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.

Nga ky skandal nuk ka shpëtuar as Kosova.

LEXO EDHE: Thellohet skandali i ''Facebook''-ut

Eksperti i sigurisë kibernetike në Kosovë, Hekuran Doli, ka folur për Radio Prishtinën, ku ka treguar në detaje gjithçka sa i përket këtij skandali.

Doli për Radio Prishtinën ka treguar se nuk është vetëm kompania “Cambridge Analytica”, ajo që ka arritur që të marrë të dhënat e përdoruesve.

Sipas tij, shumë aplikacione dhe rrjete sociale janë pa pagesë, dhe qytetarët i përdorin ato duke thënë se nuk po paguajmë asgjë për to, por që në fakt, siç thotë Doli, kompanitë arrijnë që të marrin nga përdoruesit të dhënat e tyre personale.