Për prindërit, aplikacioni që i përditëson për shkollën e fëmijëve
Por një aplikacion i ri ndihmon prindërit të zgjidhin problemin e harresave dhe orareve të mësimeve.
Sipas një studimi të ri, të kryer nga krijuesit e aplikacionit të ri, 72% e prindërve humbin ngjarjet kryesore të shkollës.
Skool Loop ndihmon prindërit që në mënyrë të thjeshtë të shohin se çfarë ndodh në shkollën e fëmijës.
Sharlene Barnes, krijuesja e këtij aplikacioni thotë se ideja i erdhi pas problemit me fëmijën e saj për të qenë e përditësuar me ngjarjet në shkollë, transmeton Top Channel.
Shkollat që janë bërë pjesë e këtij aplikacioni shpërndajnë informacione, lajmërime, mbledhje prindërish, njoftime të rëndësishme.
Prindërit që e kanë shkarkuar si aplikacion, zgjedhin shkollën ku kanë fëmijët e tyre dhe informacionin e kanë aty.
Por ky aplikacion është krijuar në Australi, për një rrjet shkollash australiane.