Më 24-26 janar, konferenca e ‘The DAY When Hacking is Legal IV

Auto&Tech January 21, 2018 - 13:39

The DAY When Hacking is Legal IV Përfundoj me sukses përzgjedhja e kandidatëve për eventin “The DAY When Hacking is Legal IV”

Në kuader të njërës nga konferencat më të mëdha në rajonin e Ballkanit “Cyber Security and Privacy” e cila do të mbahet më 24-26 Janar në Prishtinë, do të organizohet edicioni i IV i ngjarjes më atraktive për hakerat vendor dhe ndërkombëtar “The DAY When Hacking is Legal IV” ku këta hakerë për 8 orë kanë për detyrë të gjejnë zbraztira te sigurisë në webfaqe të institucioneve publike dhe private, puntori kjo e cila mbahet në diten e fundit të konferencës me 26 Janar. Kjo garë sivjet e ruan origjinalitetin e saj por është pasuruar me ide të reja, zhvillime shumë interesante që do ti përjetojnë vetëm ata që kanë pasur fatin të përzgjedhen dhe do të jenë fitues eventual në shpërblimin i cili ka vlerë prej 3000 euro.

Për dallim nga vitet e kaluara pas interesimit të madh të djemve dhe vajzave hakerë, si risi është nxitja e konkurencës mes universiteteve të ndryshme në vend, publike dhe private. Studentë të shkencave kompjuterike nga disa universitete të Kosovës garojnë mes vete për të parë se kush nga ta do të jetë më i miri. Përzgjedhja e studentëve ka përfunduar me sukses , dhe e gjithë kjo është bërë përmes punëtorive që janë mbajtur me këta studentë.

Me datë 11 Janar në Kolegjin AAB me të cilin kemi filluar seleksionimin, ku nga një numër prej afër 30 studentë të apasionuar në këtë fushë kanë arritur të përzgjedhen disa studentë të cilët do të jenë pjesmarrës në eventin kryesor me datë 26 Janar. Dita pasuese e Workshop-it (puntorisë) është mbajtur në Kolegjin Riinvest me datën 12 Janar. Entuiziazmi i te rinjëve në këtë fushë është pare edhe aty. Ku nga shumë studentë që ishin pjesemarres u zgjodheën ata te cilët u treguan më të suksesshmit në gjetjen e hapsirave dhe dobësive në platformën e stimuluar nga FindBUG LAB.

Interesimi më i madh nga hakerët është parë në Universiteti e Prishtinës që u mbajt me 15 Janar, ku studentët ishin të motivuar dhe të gatshëm për sfidat e parashtruara nga organizatorët e cila zgjati 90 minuta. Për shkak të interesimit më të madh edhe numri i të përzgjedhurve ishte më i madh.

Ky aktivitet edhe këtë vit ka stimuluar mbi 100 të rinjë dhe të reja te apasionuar pas fushës së sigurisë kibernekite. Për dallim nga viti i kaluar studentët dukshëm kanë përmirsuar qasjen praktike në fushën e sigurisë kibernetike, kjo falë e punës dhe angazhimit të profesoreve, të cilët janë gjithmonë të gatshëm për bashkpunim.

Gjithë ky angazhim dhe kjo punë e palodhshme do të finalizohet me eventin kryesor të datës 26 Janar, ku sipas traditës së konferencës, simbol dallues i hakereve do të jetë mbajtja e plisit.

Ekipi i CSP të gjithë pjesëmarrësve ju dëshiron suksese dhe shihemi me datën 26 Janar.