Ferrari 488 Spider by Carlex Design - (Foto)

Auto&Tech January 16, 2018 - 12:42

Disi në hijen e risive nga panairi i veturave në Detroit, gjenden edhe lajme tjera, kështu që edhe ky Ferrari 488 Spider i përmirësuar, për pak ka mbetur i pavërejtur, transmeton Zeri.info.

Image

Shkurt, studio ‘Carlex Design’ këtij modeli sportiv i ka dhuruar një kombinim të materialit dhe ngjyrave që nuk është parë deri më tani tek ky model.

Image

Më konkretisht, tani kemi disa nuanca të ngjyrës së kaltër për lëkurën më kualitative, ku me këtë material janë të mbështjella karriget, timoni, dyert, paneli para dhe mbështetësit për duar. Në fund, si kontrast shërbejnë edhe detajet e verdha, të shpërndara nëpër interier.

Image

Carlex Design nuk është marrë me përmirësimin e pamjes së jashtme, derisa motori V8 ende disponon 670 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 760 Nm./ZERI