Audi RS Q3 me 420 kuaj fuqi, arrin më 2019 - (Foto)

Auto&Tech January 15, 2018 - 11:54

Audi Q3 premierën do ta ketë më vonë gjatë këtij viti, ndërsa do të jetë paksa më i madh se modeli i tanishëm, por më i lehtë për 50 kilogramë, pasi është punuar në platformën MQB, transmeton Zeri.info.

Image

Sa i përket motorit, mes tjerash pritet ai 1.5 litërsh me katër cilindra, por edhe motori turbo me 5 cilindra me 350 kuaj fuqi për modelin Audi SQ3  dhe ai me 420 kuaj fuqi për versionin sportiv RS Q3. Dhe modeli RS Q3 në treg pritet të dalë gjatë vitit 2019, me një çmim nën 60 mijë euro.

Në krahasim me modelin standard Q3, versioni RS Q3 do të ketë eksterier më atraktiv, ku mbrojtësit e baltës do të jenë më të gjerë, ndërsa vrimat e ajrit më të mëdha, fellne më të mëdha, amortizatorët sportivë, frena më të fuqishëm, sistemin e gazrave sportiv dhe interier shumë më të bukur./ZERI