Kosovarët të parët në Ballkan për rrjetet sociale

Auto&Tech January 04, 2018 - 16:37

Me dije jemi të fundit, por të paret në përdorimin e rrjeteve sociale. Të rinjtë kosovarë janë përdoruesit më të mëdhenj të rrjeteve sociale në Ballkan.

Në të gjeturat e raportit, “Ndikimi i përdorimit të Teknologjisë Informative tek të rinjtë”, rezulton se mesatarisht e përdorin internetin më shumë së 5 orë në ditë.

Por ka raste të varësisë nga interneti ku të rinjtë kalojnë deri në tetë orë në ditë në internet, ose më shumë.

“Të rinjtë që përdorin më së shumë se 8 orë këto pajisjet teknologjike, vërehet se gjendja e tyre emocionale nuk ndikohet, e ndërsa niveli më i lartë është tek ata që i përdorin më pak kohë”.

Me gjithë përdorimin madh të rrjeteve sociale, studimi ka nxjerrë një shifër interesante sa i përket ndikimit të internetit tek të rinjtë. Gjysma e të anketuarve kanë thënë se nuk janë të ndikuar nga interneti.

Ndërsa asnjë prej të anketuarve nuk mund të rrinë në rrjetet sociale më pak së një orë.

Të rinjtë sipas raportit të Institutit të Gnosis, e përdorin më së shumti internetin për të kontaktuar me miqtë, familjarët dhe të afërmit e tyre.

Kosovarët të paret në Ballkan si përdorues të internetit

Sociologu Ferdi Kamberi thotë se “kur jemi tek përdorimi i teknologjisë, Kosova renditët si e para në Ballkan për përdorimin masiv, sidomos të rrjeteve sociale në raport me numrin e përgjithshëm të banorëve.

Kamberi shprehet se përdorimi i rrjeteve sociale tek të rinjtë shpeshherë është shndërruar edhe në varësi, e cila mund të ketë pasoja të mëdha.

“Edhe sociologët e tjerë sipas tij janë të mendimit se disa nga pasojat e përdorimit masive të teknologjisë mund të fillojnë që nga shikimi, e deri tek depresioni si rezultat i varësisë nga teknologjia”, ka thënë ai.

Ndikimi i internetit tek të rinjtë  

Më pak të ndikuara nga interneti duket se janë femrat. Vetëm 37 për qind prej tyre ndikohen negativisht nga përdorimi i internetit.

E në këtë aspekt po del të jenë më të papërmbajtshëm meshkujt. Qëndrimi i tyre nëpër rrjetet sociale po u shkakton nervozizëm, stres, dhe shqetësime të shumta.

Sipas raportit të Gnosis, rreth 62 përqindëshi i gjinisë mashkullore ndikohen nga interneti.

Ndërsa sa i përket ndikimit pozitiv ndikimi tek dy gjinitë vlerësohet të jetë i barabartë.

“Efekti pozitiv I përdorimit të teknologjisë informative është I shtrirë njësoj si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt”, thuhet në hulumtimin e Gnosis.

 Të rinjtë po i mbyllin rrjetet sociale nga presioni

Varshmëria e të rinjve nga interneti po u shkakton atyre telashe në funksionimin normale të jetës së përditshme. Problemet janë më të theksuara në mësime dhe në punë.

Ka dalë se rreth 66 për qind e të anketuarve i kanë mbyllur rrjetet sociale për një periudhë të caktuar, për arsye se u ka penguar në procesin e punës, dhe në mësim.

E nganjëherë këta të rinj kanë konsideruar se janë dukë  humbur shumë kohë në internet dhe i kanë mbyllur rrjetet sociale .

E kjo ka ndikuar që të ndjehen më mirë pas mbylljes së tyre.

“Në përgjegjësi, del se mbyllja e përkohshme e rrjeteve sociale ka ndikuar për të mirë në jetën e të rinjve”, thuhet në raportin e Gnosis. /GazetaFjala