Audi RS4 , një veturë që të ngroh zemrën - (Foto)

Auto&Tech December 26, 2017 - 12:37

Në ditët e ftohta të dimrit, ekzistojnë gjëra të cilat lehtësisht munden të na ngrohin dhe në mesin e tyre është edhe modeli më i ri Audi RS4, shitja e të cilit tashmë ka filluar në tregun amerikan, transmeton Zeri.info.

Image

Modeli i ri Audi RS4 sjell ndryshime të mëdha, ku në vend të motorit atmosferik V8, tani gjendet motori 2.9 litërsh  V6 me dy turbina, ndërsa ka fituar edhe marshin e ri automatik me tetë shpejtësi. Me ndihmën e dy turbinave, ky motor gjeneron 450 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 600 Nm.

Image

Në vend të marshit automatik me dy lamela, Audi RS4 ka fituar marshin automatik me tetë shpejtësi, derisa sistemi “Quattro” në të katër rrotat, është rregulluar në atë mënyrë që 60 për qind e forcës bartet në rrotat e pasme.

Image

Përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për 4.1 sekonda, derisa shpejtësia maksimale, sikurse zakonisht, është kufizuar në vetëm 250 km/h, por me pakon opsion RS Dynamic, kufizimi i shpejtësisë maksimale rritet në 280 km/h./ZERI