Spyker C8 Aileron LM85 Final Edition – (Foto)

Auto&Tech December 05, 2017 - 11:40

Kompania Spyker ka paralajmëruar se do t’i prodhoj edhe tre ekzemplarë të tjerë të modelit C8 Aileron dhe atë në edicionin e quajtur C8 Aileron LM85 Final Edition, transmeton Zeri.info.

Image

C8 Aileron LM85 Final Edition pjesërisht është bazuar në modelin garues Spyker GT, ku këta tre ekzemplarë do të vijnë me karroceri me dy ngjyra. Njëri do të jetë me ngjyrë të zezë dhe me shirita të ku garues, ndërsa i dyti me ngjyrë të kuqe dhe shirita të zi, derisa i treti do të kombinoj ngjyrën e zezë dhe shiritat e artë.

Image

Po ashtu, te tre ekzemplarët, do ta kenë interierin në kombinime të njëjtë të ngjyrave. Po ashtu, ky version ka edhe mbrojtës balte më të gjerë, një set të fellneve dhe gomave të reja, panele alumini të karrocerisë dhe rrjetën e përmirësuar para.

Image

Për lëvizjen e tij përkujdeset motori i Audi V8 me 518 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 600 Nm në kombinim me marshin automatik ZF me gjashtë shpejtësi, çka mjafton për përshpejtim nga 0 në 100 km/h për vetëm 3.7 sekonda. Tani për tani nuk ka të dhëna për çmimin./ZERI