SCG 004S me 650 kuaj fuqi - (Foto)

Auto&Tech November 19, 2017 - 13:27

Pas një varg skicash, kompania Scuderia Cameron Glickenhaus, ka publikuar fotot e modelit të ri 004S, superveturës me tri ulëse me ulësen e vozitësit e vendosur në qendër, siç është rasti me modelin McLaren F1, transmeton Zeri.info.

Image

Në mënyrë që ky superautomobil të jetë sa më i lehtë, inxhinierët kanë punuar një karroceri dhe shasi nga fibrat e karbonit, për çka peshon vetëm 1.179 kg.

Image

Modelin SCG 004S e lëviz motori 5.0 litërsh Biturbo, i cili zhvillon 650 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 720 nm dhe i cili mund të kombinohet me marsh manual me 6 shpejtësi apo marshin opsional automatik me lopata për ndërrimin e shpejtësive.

Image

Detajet rreth performancave nuk janë bërë të ditura, por ajo që dihet është se kushton 400 mijë dollarë. 25 veturat e para të kësaj veture, do t’u dorëzohen blerësve gjatë 18 muajve të ardhshëm.

Image

SCG ka premtuar që modelin e tij më të ri, do ta përgatis për garën 24 Hour Nirburgring. Prototipi o modelit 004S do të testohet nga mesi i vitit të ardhshëm. Kompania tashmë ka filluar të marr porositë, ndërsa depozita është 40 mijë dollarë.

Image

Plani i SCG-s është që gjatë viteve të ardhshme të rritet prodhimi dhe brenda vitit të prodhohen 250 copë.

Image

Kjo pritet të filloj të realizohet nga viti 2020. përveç versioneve për rrugë, SCG zhvillon edhe versione garash të kësaj veture./ZERI