Telefoni më i ri NOA N2, vjen në Ipko me një çmim të volitshëm

Auto&Tech November 09, 2017 - 19:37

NOA N2 është një telefon i cili qysh në shikim të parë duket mjaft interesant dhe i bukur, ndërsa ofron edhe opsione të jashtëzakonshme.

Fillimisht, ai posedon ekranin 5 inç IPS Full HD me rezolucion 1920x1080 i ndjeshëm në prekje, i cili merr 70 për qind të sipërfaqes së telefonit. Ky ekran është tejet i mirë, duke dhënë pamje të pastërta dhe ngjyra të gjalla. Reagon tepër mirë në prekjen më të vogël dhe nuk mbesin gjurmët e gishtërinjve, çka është shumë pozitive, por edhe nëse mbesin, fshihet lehtë. Pa marrë parasysh se në çfarë ndriçimi përdoret, pamjet janë plotësisht të pastërta.

 Posedon procesorin mjaft të mirë MediaTek MT6737T me katër bërthamë dhe 1,5GHz si dhe grafikën Mali-T720 MP2.

Sa i përket memories, ajo është 3GB, çka është mjaft e mirë si dhe memorien e brendshme prej 32GB.

Kamerat e tij përbëhen nga ajo 5 MP në pjesën e përparme dhe 13 MP ajo në pjesën e pasme

Posedon sistemin e njohjes së gjurmëve të gishtave

Sistemi i tij operues është Android 7.0 Nougat

Posedon baterinë tejet të fuqishme prej 3500 mAh

Pastaj rrjetin 4G LTE që përmes operatorit IPKO ofron internetin më të shpejtë

Po ashtu, posedon sistemin Wi-Fi, Bluetooth 4.0, portet Micro USB dhe Micro SD, pastaj GPS (A-GPS), OTA, OTG

Çmimi i tij në IPKO është 189.95 euro.