Auto&Tech

Çmenduri: Lamborghini Huracan Performante Twin-Turbo me 2200 kuaj fuqi – (Foto)

Çmenduri: Lamborghini Huracan Performante Twin-Turbo me 2200 kuaj fuqi – (Foto)
03 nëntor 2017 • 11 : 21

Të njohur për punën e tyre të tjuningut i cili sjell deri te veturat ekstremisht të fuqishme, ekipi nga Underground Racing në Karolinën Veriore, tani ka prezantuar një model të përmirësuar të Lamborghini Huracan Performante, transmeton Zeri.info.

Image

Kjo veturë me sistemin e ri mbushës Twin-Turbo të motorit 5.2 litërsh V10, është përgatitur me kuvajtianin Mohammad nga ekipi Drag965, por që nuk ka të bëj me sistemin aktiv aerodinamik ALA (Aerodinamica Lamborghini Attiva) Huracan.

Image

Është bërë e ditur se sistemi bazë Twin-Turbo arrin 800 kuaj fuqi, derisa sistemi i dytë dhe i tretë japin 850 dhe 1000 kuaj fuqi të matur në rrota. Si opsion ofrohet edhe integrimi 'Race Version' me 1150 kuaj fuqi.

Image

Këto shifra të jashtëzakonshme mundësohen me benzinë 93 oktanë, derisa me karburantin e garave, fuqia arrin deri në 2200 kuaj fuqi në rrotë. Në ‘Underground Racing’ presin që Huracan Peformante i këtillë të jetë një makinë ultimative për gara të shpejtësisë, siç ishte edhe rasti me të gjitha veturat e tyre që i kanë përmirësuar, përfshirë edhe modelin e fuqishëm Huracan me 3000 kuaj fuqi, i cili në distancën prej 800 metrave, arrin shpejtësinë prej 413 km/h./ZERI

 

© zëri.info