Koenigsegg Agera RS vendos rekord të ri në përshpejtimin nga 0-400-0 km/h - (Foto-Video)

Auto&Tech October 05, 2017 - 12:51

Bugatti muajin e kaluar ka bërë të ditur se Juan Pablo Montoya me veturën Bugatti Chiron ka vendosur rekord botëror në përshpejtimin nga 0 në 400 km/h dhe në ndalje, transmeton Zeri.info.

Image

Ai këtë detyrë e ka përfunduar për 41.96 sekonda, për çka janë nevojitur 3.112 kilometra rrugë. Mirëpo, tani Koenigsegg ka bërë të ditur se ky rekord është thyer dhe atë ndjeshëm.

Image

Siç kanë bërë të ditur, modeli Koenigsegg Agera RS këtë rezultat e ka arritur me kohë impresive prej 25.246 sekonda.

Duhet përmendur se Agera RS ka motor 5.0 litërsh V8 Twin-turbo me 1160 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 1280 Nm./ZERI