Audi RS7 hibrid do të ketë 700 kuaj fuqi

Auto&Tech September 27, 2017 - 13:25

Nga Ingolstadt vjen konfirmimi se në fund të vitit 2018, arrin gjenerata e re e Audi RS7 dhe do të ofrohet në dy versione, transmeton Zeri.info.

Blerësve së pari do t’u ofrohet modeli me motor 4.0 V8 Twin-turbo, i cili momentalisht gjendet në modelet Bentley Continental GT dhe Porsche Panamera Turbo. Përshpejtimin nga 0 në 100/h, e arrin për më pak se 4 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 305 km/h.

Image

Më vonë do të jetë në dispozicion edhe versioni Audi RS7 me motor hibrid Plug-in, i cili gjendet Porsche Panamera Turbo S E-Hybrid, por që ka rritje në forcës në 700 kuaj fuqi./ZERI