Prezantohet iPhone X, telefoni më i avancuar ndonjëherë i Apple (Foto)

Auto&Tech September 12, 2017 - 20:34

Gjiganti teknologjik Apple ka prezantuar zyrtarisht modelin e ri të shumëpritur dhe të shumëpërfolur të iPhone. Pajisja e re mobile quhet iPhone X.

iPhone X është një prej tre modelëve të rinj të iPhone që Apple ka prezantuar sot. Më herët, kompania e mirënjohur ka prezantuar edhe iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus.

iPhone X përbën telefonin e mençur më të avancuar ndonjëherë të Apple.

Siç është pritur, iPhone X ka ekran OLED mbi tërë sipërfaqen e saj ballore, duke u bërë modeli i parë i tillë i iPhone.

Pajisja e re po ashtu vjen me një veçori tërësisht të re, të quajtur FaceID, që zëvendëson sensorin për gishta. 

iPhone X do të mund të hapet nga përdoruesi nëpërmjet skanimit të fytyrës së tij. 

Së shpejti detaje të tjera... /Express/

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image