Seat Leon Cupra R vjen me 310 kuaj fuqi - (Foto)

Auto&Tech September 06, 2017 - 15:05

Seat e ka prezantuar modelin e ri Leon Cupra R, i cili disponon me 310 kuaj fuqi, çka është për 10 kuaj fuqi më shumë se modeli i rregullt dhe me këtë forcë është barazuar me modelin e ri-dizajnuar Golf R, transmeton Zeri.info.

Image

Mirëpo, për dallim nga Golf R, Cupra R e re do të prodhohet në seri në kufizuar prej vetëm 399 njësive. Përndryshe, ky model me 310 kuaj fuqi, është i pajisur vetëm me marsh manual me 6 shpejtësi, derisa forca bartet në rrotat e famshme.

Ata që duan të voziten me versionin e marshit DSG, duhet të kënaqen me variantin më të dobët prej 300 kuaj fuqive. Përndryshe, Seat Leon Cupra R parashihet të dalë në shitje më 2018, por premierën do ta ketë në panairin e Frankfurtit javën e ardhshme./ZERI