Alcatel U5 me 1GB dhe ekranin e madh vjen vetëm për 89.95 euro (Video)

Auto&Tech August 04, 2017 - 15:11

Alcatel U5 u lansua në shkurt të vitit 2017, ndërsa telefoni i markës së famshme të pajisjeve elektronike vjen me nje ekran me diagonalen prej 5.0'' dhe rezolucionin prej 480 pikselëve.

Brenda kutisë vjen i paketuar telefoni U5, udhëzuesi i përdorimit, mbushësi, kabllo USB dhe dëgjueset. Alcatel U5 ka procesorin Quad-core me 1.1GHz, 1 GB RAM dhe 8GB memorie të brendshme e cila mund të zgjerohet deri në 32 GB nëpermjet kartelës micro SD. Në anën e djathtë janë butonat e audios dhe butoni i ndezjes, ndërsa në pjesën e poshtme është porti USB, e në pjesën e pasme janë vendet për vendosjen e SIM kartelave dhe SD kartës.

Sa i përket kamerave, U5 sjell kamerën me 5MP, ndërkaq në pjesën e pasme dhe 2MP, përkatësisht kamerën e cila është menduar për të shkrepur foto-selfie. U5 vjen me sistem operativ 6.0 të parainstaluar, mundësi për 2 SIM kartela, bateri jo të lëvizshme prej 2050mAh, dhe mbështetje të rrjetit 4G, internetit më të shpejtë mobil të cilin në Kosovë për të parën herë e ka sjellë operatori IPKO, në të cilin poashtu mund të blihet modeli i ri i U5 për një çmim tejet të volitshëm prej vetëm 89.95 euro.

Nëse ju megjithatë jeni fansa të telefonave premium, me specifika dhe kamera të kapacitetit të madh, atëherë Alcatel U5 është një zgjidhje e përkryer për t’ia bërë dhuratë prindërve apo kujtdo tjetër i cili mjaftohet me 1GB RAM dhe shpejtësi të mirë të telefonit.