Edhe Audi do të përqendrohet në vetura elektrike

Auto&Tech August 01, 2017 - 12:19

Audi planifikon që deri në vitin 2022 të zvogëlojë shpenzimet e investimeve për 10 miliardë dollarë, për të mbështetur kalimin në prodhimin e veturave elektrike, pas skandalit të mashtrimit në testet e emetimit të gazrave, transmeton Zeri.info.

Audi planifikon që viteve të ardhshme në treg të lansoj 5 modele të reja elektrike. I pari do të jetë vetura sportive për terrene të vështira e-tron, i cili nga viti 2018 do të montohet në një fabrikë në Bruksel.

Kjo kompani po lufton me vështirësitë pas tërheqjes së veturave nga tregu, pasi ishte zbuluar se ka mashtruar me nivelin e emetimit të gazrave në motorët me naftë./ZERI