Nga viti 2019, të gjitha modele e veturave Volvo, do të kenë elektromotor

Auto&Tech July 05, 2017 - 14:33

Kompania për prodhimin e veturave Volvo, edhe zyrtarisht ka bërë të ditur se të gjitha modelet e veturave të cilat do të prodhohen nga viti 2019 e tutje, do të kenë edhe elektromotor dhe se elektrifikimi i veturave, do të jetë bazë e zhvillimit të kësaj marke suedeze, transmeton Zeri.info.

Fakti që Volvo ka vendosur për këtë veprim, është edhe logjike, duke marrë parasysh reputacionin e kësaj marke, e cila teknologjinë dhe sigurinë e ka vendosur në vend të parë. Mes vitit 2019 dhe 2021, Volvo do të lansoj pesë modele plotësisht elektrik, por edhe modele hibride./ZERI