BMW Serie 3 elektrik në panairin e Frankfurtit

Auto&Tech June 30, 2017 - 16:19

Siç raportojnë mediat gjermane, BMW në shtator në panairin e veturave në Frankfurt, do ta prezantoj versionin e parë elektrik të modelit Serie 3, transmeton Zeri.info.

Siç qëndrojnë tani punët, BMW planifikon që modeli Serie 3 elektrik me një të mbushur të baterisë, të përshkoj së paku 400 kilometra, në mënyrë që kjo veturë t’i bëj konkurrencë modelit 3 të Tesla-s, i cili përshkon 350 kilometra me një të mbushur.

Pasi jetëgjatësia e modelit aktual të Serie 3 po i afrohet fundit, shtrohet pyetja nëse BMW këtë version elektrik do ta bëj në bazë të gjeneratës së tanishme apo do ta shfrytëzoj këtë panair që ta prezantoj konceptin plotësisht të ri të Serie 3 me motor elektrik./ZERI