A pabesueshme, vjen edhe karroca për fëmijë Volkswagen GTI! – (Video)

Auto&Tech June 01, 2017 - 17:16

Kur bëhet fjalë për fëmijët, kursimi bie në plan të dytë, ndërsa si shembull i mirë për këtë është karroca për fëmijë Volkswagen GTI, e cila vlen 1100 euro, transmeton Zeri.info.

Për prodhimin e saj meritore është firma gjermane ‘Knorr Baby’, ndërsa tani për tani është në dispozicion vetëm në Japni, derisa nga mesi i verës do të jetë edhe në tregun evropian. 

‘Knorr Baby’ është prodhues me renome i pajisjeve për fëmijë, ndërsa për pamjen e kësaj karroce, janë përkujdesur ekspertët e dizajnit nga Volkswagen./ZERI