Spineri objekti që po shkatrron fëmijët

Auto&Tech May 20, 2017 - 19:32

Spineri është objekti më i ri që ka hyrë në qarkullim kohët e fundit si nëpër botë, ashtu edhe në Shqipëri dhe në Kosovë. Sipas Amazon, në muajin prill, ky objekt ishte një ndër 10 më të shiturit në botë. Spiner, shërben si një lodër antistres e cila ka filluar të kthehet së fundmi në një mani të vërtetë. Disa prej shkollave në Shtetet e Bashkuara e kanë ndaluar përdorimin e këtij objekti me arsyetimin se fëmijët kalojnë shumë kohë të dëmshme me të.

Por ky fenomen po përhapet me shpejtësi edhe tek fëmijët dhe adoleshentët shqiptar. Nëse kohët e fundit keni vënë re nëpër duart e njerëzve një objekt të çuditshëm, i cili rrotullohet papushim është pikërisht Spineri.

Në një shqyrtim të fundit, po vihet re se koha që njerëzit (më së shumti fëmijët dhe adoleshentët) po kalojnë më shumë kohë duke rrotulluar Spinerin në dorë se sa duke përdorur mjetet e tjera teknologjike. Nëse ky fenomen vijon përhapjen me të tilla ritme, atëhere duket qartë se kemi të bëjmë me diçka të rrezikshme, e cila kërkon vëmendjen e duhur. Primare në të tilla situate do të ishte ndalimi i këtij objekti në institucionet shkollore.