Ja sa do të kushtojë Iphone 8

Auto&Tech May 16, 2017 - 11:36

Kompania Apple besohet se në muajin tetor do ta qes në treg modelin më të ri të smartfonit Iphone 8.

Ky model do të kushtojë as më shumë e as më pak se 850 dollarë.

Iphone më i ri nga Apple për herë të parë do të vijë me 256 GB memorie të brendshme, sensorë 3D dhe ekran jashtëzakonisht cilësor.

Të gjitha këto karakteristika e justifikojnë çmimin e lartë me të cilin do të dalë në shitje së shpejti, edhe pse ditë më parë u raportua se ky model do të kushtojë më shumë se 1000 euro.