E puthi Kia Optima-n për 50 orë dhe me meritë e fitoi atë - (Video)

Auto&Tech April 24, 2017 - 11:37

Në qytetin Austin të Tekassit, është mbajtur një garë e pazakontë në të cilën një femër e ka fituar një veturë të re Kia Optima pasi për 50 orë të plota kishte qëndruar duke e puthur, transmeton Zeri.info.Bëhet fjalë për 30-vjeçaren Dilinia Jayasuriy, e cila ka arritur të duroj 50 orë me buzë të puthitura për këtë veturë.

Këtë garë e kanë filluar 20 persona, ndërsa çdo orë kanë pasur një pauzë 10 minutash, kur është dashur të ndërrojnë pozitat. Gjatë garës disa me dëshirën e tyre kanë hequr dorë, derisa disa të tjerë janë diskualifikuar, sepse buzët në momente të caktuara nuk kanë qenë të puthitura për veture.

Diklinia ishte më e qëndrueshmja dhe me meritë e ka fituar Kia Optima, e cila me pakon shtesë të pajisjeve, vlen 22 mijë dollarë.

Të tjerë kanë fituar dhurata ngushëlluese, siç ishin biletat për koncertet e Justin Timberlake dhe Bruno Mars./ZERI