Zyrtarizohet Opel Grandland X - (Foto)

Auto&Tech April 20, 2017 - 14:43

Familja e Opel X ka fituar një anëtar të ri: Opel Grandland X mund të thuhet se është si një vëlla i madh për Opel Crossland X. Dy Crossover-ët krejtësisht të rinj (CUV) përfaqësojnë një përzierje elegance të automjeteve SUV dhe dinamikës së nivelit të lartë të ngasjes, transmeton Zeri.info.

Image

Grandland X është një Crossover (CUV - Crossover Utility Vehicle) pak më i madh se sa Opel Crossland X, dhe të dy modelet vijnë në vitin 2017. Modeli Grandland X në mënyrë të përkryer i përshtatet jetës aktive të ditëve të sotme me pamjen e papërmbajtshme të një SUV-i, me ulëse më të ngritura, dukshmëri më të mirë në të gjitha anët, hyrje / dalje e lehtë nga automjeti dhe më shumë hapsirë për bagazh.

Image

Në këtë model duket qartë se stili kombinon pamjen e fuqishme dhe elegancën, ndërsa dizajni i brendshëm është shumë i rehatshëm, por në të njëjtën kohë shumë praktik.

Grandland X do të plotësojë ofertën e Opel-it në klasën kompakte, ku do t’i bashkohet modeleve Astra dhe Zafira, shkruan më tej zeri.info. Opel ka zgjedhur emrin Grandland X për shkak se asociacion në aventurë - do të jetë një makinë për ata që janë gjithmonë të gatshëm për të eksploruar diçka të re, qoftë në mjediset urbane apo rurale.

Image

Çmimi në tregun gjerman për modelin bazë sillet rreth 23.000 euro dhe do të konkurrojë me makina të tilla si Nissan Qashqai./ZERI