Zuckerberg flet pas vrasjes sė transmetuar LIVE nė Facebook

Zuckerberg flet pas vrasjes sė transmetuar LIVE nė Facebook

SHPËRNDARJE

18 Prill 2017 • 21:57 •

Mark Zuckerberg e ka pranuar që Facebook ka shumë punë për të bërë në lidhje me videot e dhunshme, pas transmetimit direkt në këtë rrjet social të vrasjes të një të moshuari të dielën e Pashkëve.

“Zemrat tona janë me familjet dhe miqtë e Robert Goodwin Sr”, tha Zuckerberg.

“Ne kemi shumë punë për të bërë, dhe do të vazhdojmë që të bëjmë gjithçka që mundemi që t’i parandalojmë tragjeditë si kjo që të mos ndodhin më”, shtoi themeluesi i Facebook në një konferencë tek F8.

Të dielën, iu deshtën dy orë Facebook-ut që ta heqë videon e publikuar nga Steve Stephens, ku shfaqet duke e vrarë zotëri Godëin-in, 74, në Cleveland.