Ky është koncepti më i mirë i iPhone 8 që e keni parë deri më tani

Auto&Tech April 06, 2017 - 19:29

Apple pritet që ta lansojë një iPhone të ridizajnuar këtë vjeshtë. Nëse jeni një fans i Apple, sigurisht se do ta dëshironi një të tillë.

Ky vit shënon 10 vjet prej kur u lansua iPhone i parë nga Steve Jobs, kështu sipas thashethemeve, iPhone 8 do t’i ngjajë iPhone-it origjinal.

Disa sugjerojnë se iPhone i ridizajnuar nuk do të quhet iPhone 8, por iPhone X ose iPhone 10, transmeton Gazeta Express.

Natyrisht, Apple nuk komenton rreth produkteve të ardhshme, kështu që tani për tani këto mbesin vetëm thashetheme.

Martin Hajek, një dizajner i talentuar, ka krijuar një koncept se si mund të duket iPhone për këtë 10 vjetor – duke iu referuar thashethemeve të fundit.

Shikojeni konceptin e tij: