Arrin BMW M8 - (Foto)

Auto&Tech March 13, 2017 - 14:37

Tashmë disa kohë dihet se BMW-ja bavareze është duke u përgatitur për t’u kthyer në Series 8, ndërsa në fillim të majit të vitit të kaluar ishin konfirmuar informatat se në Mynih janë regjistruar versione të reja të Series 8, transmeton Zeri.info.

Në atë listë gjendet edhe tipari dallues M8, ndërsa lajmet më të fundit thonë se M8 do të dal në shitje gjatë vitit 2019, kurse para kësaj date mund të presim konceptin paraprak. Dhe në vitin 2019 së pari pritet M8 Coupe (me tiparin dallues të fabrikës F92), dhe pastaj do të vijnë M8 Kabriolet (F91) dhe M8 Gran Coupe (F93).

Image

Series 8 Coupe do të duhej të kthehej përsëri në skenë si një rival i Mercedes S-Class Coupe, por megjithatë, do të jetë më i lehtë dhe më i shkathët. Nëse njoftimet janë të vërteta, Series 8 do të ketë peshën më të lehtë në klasën e saj, në sajë të përdorimit të aluminit, magnezit dhe fibër karbonit. Nën kapak do të jetë motori 4.4 litërsh twin-turbo V8 me rreth 600 kuaj-fuqi.

Përshpejtimin nga 0 në 100 km/h e arrin për më pak se katër sekonda. Kjo makinë sportive 2+2 do të ofrohet me tërheqje në të gjitha rrotat, dhe (me shumë gjasa) marshin automatik ZF me 8-shpejtësi. Sa për rikujtim, Seria origjinale 8 (E31) u lansua në shtator 1989 dhe është prodhuar deri në vitin 1999.

Image

Në total janë prodhuar 30,621 kopje të kësaj Coupe-je, nga të cilat më shumë se dy të tretat me motorin V12 nën kapak. Makina për publikun e gjerë ishte prezantuar në “Frankfurt Motor Show” në vitin 1989, kur u promovua versioni i 850i me një motor V12 5.0 litërsh me 220 kW 300 Kf / dhe 450 Nm, shkruan më tej zeri.info.

Kjo ishte e mjaftueshme për makinën e rëndë 1790 kg që nga 0 në 100 km / h të përshpejtojë për 6.8 sekonda. BMW në vitin 1993 ofertën e zgjeroi me dy versione të reja, modelin 840 C me një motor V8 4.0 litërsh me 210 kW/286 kuaj fuqi, si dhe me modelin 850 CSI, i cili futej në lëvizje nga motori 5.6 litërsh V12 me 280 kW/381Kf dhe 550 Nm.

Një vit më vonë u shfaq edhe BMW 850 Ci me motorin 5.4 litërsh V12 me 240 kW/326Kf, që mund të kombinohej me marshin e ri automatik me pesë-shpejtësi./ZERI