Zbulohet data e lansimit të iPhone 8

Auto&Tech February 12, 2017 - 16:35

Data e lansimit të iPhone-it të ri nuk duhet të vihet në dyshim.

Çdo lansim që ka ndodhur përgjatë viteve na ka mësuar që të presim produkte të reja nga Apple në shtator.

Por, ka një ide në rritje se Apple këtë herë do ta lansojë më herët celularin e ri për përvjetorin e iPhone – saktësisht më 29 qershor, transmeton Gazeta Express.

Kjo nuk është e konfirmuar, sigurisht, por raporte të ndryshme online e mbështesin këtë ide.

Sipas të gjitha gjasave, iPhone 8 do të përmirësojë veçoritë e iPhone 7. Një nga mundësitë që Apple do të shtojë në iPhone 8 është edhe mbushja përmes wirelessit.