Audi RS3 Sportback me 400 kuaj fuqi në panairin e Gjenevës – (Foto)

Auto&Tech February 10, 2017 - 12:21

Pasi që në panairin e vitit të kaluar të veturave në Paris, është prezantuar modeli Audi RS3 Sedan, Audi tani paralajmëruar se në panairin e Gjenevës që mbahet muajin e ardhshëm, do ta promovoj modelin e avancuar RS3 Sportback, transmeton Zeri.info.

Image

Ky model lëviz me turbo-motorin 2.5 litërsh TFSI me pesë cilindra i cili disponon me 294 kW/400 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 480 Nm.

Image

Sistemi i tërheqjes është me katër rrota dhe marsh të shpejtësive me shtatë shkallë. Përshpejtimi nga o në 100 km/h zgjat vetëm 4.1 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 250 km/h (sipas kërkesës mund të jetë 280 km/h).

Image

Këtu duhet përmendur se harxhimet mesatare të karburantit janë 8,3 l/100 km. Porositë për këtë model fillojnë të pranohet nga prilli, ku çmimi është 54.600 euro./ZERI

Image
Image