Ford Mustang 2018 prezantohet zyrtarisht – (Foto)

Auto&Tech January 18, 2017 - 12:57

Pas publikimit të pamjeve të para ditë më parë, Ford tani ka promovuar zyrtarisht Mustang-un e lustruar të gjeneratës së gjashtë, transmeton Zeri.info. Me pak fjalë, ndryshimet e Mustang MY2018 në krahasim me version e tanishëm kanë të bëjnë me dritat e përparme dhe parakolpin, grilë të përparme më të gjerë dhe spoiler mbrapa te versionet GT.

Image

Këtu duhet theksuar se ndryshimet kanë përjetuar dhe mbështetje shtesë, si dhe është përmirësuar menaxhimi. Përveç Mustang GT me motor V8 5.0 litra (injeksion direkt), në ofertë do të jetë vetëm edhe motori 2.3 litra EcoBoost turbo.

Image

Ford në fakt nga oferta ka lënë jashtë motorin 3.7 litërsh V6. Përveç marshit manual, klientët gjithashtu do të kenë qasje në marshin automatik me 10-shpejtësi.

Image

Sa i përket enterierit, duhet përmendur materialet cilësore dhe panelin (opsional) dixhital të aparaturave me një ekran 12-inç. Gjithashtu pjesë e pajisjeve do të jenë sistemet e sigurisë siç janë; Pre-Collision Assist që detekton këmbësorët dhe një sistem që paralajmëron shoferin kur largohet nga korsia. Shitjet e modelit 2018 Mustang në SHBA do të fillojnë gjatë vjeshtës./ZERI