Nëse ju vjen ky njoftim nga Facebook, dikush ju ka vjedhur të dhënat

Auto&Tech November 10, 2016 - 12:46

Rrjeti social Facebook ka arritur të zhvillojë një mënyrë të re për të parandaluar aktivitete të dyshimta në llogarinë tuaj.

Bëhet fjalë për një sistem që njofton nëse dikush po përdor një llogari më të njëjtin emër, të njëjtat foto, duke e njoftuar përdoruesin se po i vidhen të dhënat.

Kështu që, nëse dikush merr fotot tuaja, apo emrin dhe përpiqet të hiqet si ju, Facebook ju ndihmon, duke ju sjellë një njoftim (notification).

Në këtë pikë, ajo që duhet të bëni është ta raportoni tek Facebook dhe një grup punonjësish, i ngritur për këtë punë, do të kujdeset për gjithçka.

Ky sistem i ri bëhet me qëllim për të luftuar ata që kërkojnë të tallen me përdoruesit apo për t’i dëmtuar ata.

Antigone Davis, drejtuesja e sigurisë globale në Facebook, për “Mashable” tha: “Është një problem shqetësues kryesisht për femrat, sidomos në disa vende të caktuara të botës, ku persona vjedhin llogarinë e tyre duke i shkaktuar probleme”.

Sipas raportimeve, sistemi në fjalë është vënë në dispozicion për 75 % të përdoruesëve, që prej Nëntorit.

Nëse nuk keni marrë njoftim, do të thotë se tani për tani jeni të sigurtë.