Prezantohet Mansory Bentley Bentayga me 701 kuajfuqi (FOTO)

Auto&Tech October 12, 2016 - 16:37

I paralajmëruar përmes një fotografie ngacmuese në maj të këtij viti, tani para nesh vjen zyrtarisht paketa e kompanisë së njohur Mansory për modifikimin e modelit luksoz Bentley Bentayga.

Kjo kompani, këtë SUV luksoz e ka shndërruar në një veturë edhe më të shtrenjtë. Tani, Bentley Bentayga vjen me disa elemente nga fibra të karbonit – kapaku i motori, maska e përparme, transmeton Koha.net. Ndërkaq, paketa për aerodinamikën përfshinë set pragjesh, difuzer të pasmë, spoiler të pasmë në çati.

Gjithashtu, Mansory për këtë Bentley Bentayga ka zgjedhur rrotat me diametër prej 23-inç dhe interier luksoz që përfshinë lëkurën më cilësore Alcantara, si dhe disa elemente nga druri dhe nga fibra të karbonit.

Mansory në paketën e saj për modifikimin e Bentley Bentayga ka përfshirë edhe përforcimin e motorit 6.0-litër W12 në 701 kuajfuqi, ndërsa shpejtësinë maksimale ky model tani e arrin deri në 311 kilometra në orë.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image