Samsung lançon modelin e ri Galaxy on7

Auto&Tech September 24, 2016 - 11:49

Gjatë disa javëve të fundit, është folur mjaft për serinë e re të telefonave On të Samsung, të cilat pritet që të linçohen zyrtarisht në javët e ardhshme.

Por së fundmi, Samsung e prezantoi zyrtarisht modelin Galaxy on7 (2016">2016) në Kinë, i cili mban një çmim prej pothuajse 240 dollarësh.

Për fat të keq, nuk ka asnjë fjalë për modelin tjetër – Galaxy On5 (2016">2016), i cili pritet të jetë i ngjashmi i tij por, me specifika pak më të dobëta.

Sa për Galaxy on7 (2016">2016), telefoni vjen me ekranin në 5.5-inç me rezolucion 1920 nga 1080 dhe procesorin Snapdragon 625 me 3GB RAM.

Galaxy on7 (2016">2016) krenohet me 32GB hapësirë të brendshme dhe vjen i shoqëruar me një port për microSD, kamerën me 13MP në pjesën e pasme për foto dhe video, një 8MP kamerë frontale, baterinë me 3,300 mAh dhe Android 6.0. /albeu.com/