Mercedes përgatit superautomobilin me motor nga F1 - (Foto)

Auto&Tech August 31, 2016 - 12:58

Njëri nga anëtarët e ekipit “Mercedes AMG Petronas Formula One” e konfirmoi se kompania e njohur gjermane është duke punuar në superautomobilin hibrid të cilin do ta vë në lëvizje motori nga F1.

Automobili momentalisht është duke u zhvilluar nën emrin e koduar “R50”, ndërsa faza e konstruktimit është para përfundimit dhe pastaj pason testimi, transmeton “Zëri.info”.

 

Image

 

Siç thuhet kjo makinë do ta ketë motorin e njëjtë 1.6  V6 sikurse modeli W07. Në kombinim me sistemin e kthimit të energjisë “ERS” do të duhet të zhvillonte prej 1000 deri 1500 kuaj fuqi.

Edhe më tutje po spekulohet se në çfarë mënyre motori do të forcohet që të mund t’i përballojë më shumë se disa qindra mijëra kilometra, njofton “Zëri.info”. Motori me djegie të brendshme do t’i furnizojë me energji rrotat e pasme, derisa rrotat e parme do të vihen nga në funksion nga dy elektro-motor që zhvillojnë nga 160 KF.

 

Image

 

Nga detajet tjerat merret vesh se me qëllim të peshës më të ultë do të shfrytëzohen materialet e lehta, sikur alumini dhe fibra e karbonit./(Zëri)